Përsëri konflikte mes opozitarëve në Jemen

Mos i humb

Përsëri ka patur konflikte mes Husive dhe përkrahësve të ish-presidentit jemenas, Ali Abdullah Salih, të cilët bashkëveprojnë kundër qeverisë legjitime në Jemen.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët mësohet se ka përsëri konfliktet në “Lagjen Es-Sijasi ” në jug të kryeqytetit Sana, midis Husive dhe përkrahësve të Salih.

Konflikti mes palëve theksohet se ka rinisur në lagjet në jug të Sana-s, përreth dhe në afërsi ku ndodhet shtëpia e kolonel Tarık Muhammed Abdullah Salih, i cili është nipi i Ali Abdullah Salih.

Në një deklaratë të publikuar mbrëmë nga burimet e Ministrisë së Mbrojtjes të lidhur me qeverinë që kanë formuar Husitë të cilët nuk njihen ndërkombëtarëisht, ishte njoftuar se ishin eliminuar arsyet e tensioneve mes Husive dhe përkrahësve të Salih dhe se konfliktet kishin përfunduar.

Prej disa kohësh po përjetohen tensione mes Husive dhe përkrahësve të ish-presidentit Salih të cilët bashkëveprojnë kundër qeverisë legjitime në Jemen./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit