Përsëri sulm racist ndaj xhamisë në Stockholm

Mos i humb

Xhamia Stockholm në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm, përsëri ka qenë cak i një sulmi racist.

Në një deklaratë të bërë nga administrata e xhamisë Stockholm, thuhet se në derën e xhamisë është vizatuar svastika.

Në deklaratën ku është theksuar se sulmet islamofobike dhe raciste çdo ditë e më shumë shënojnë rritje, sulmi ndaj xhamisë u dënua.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Suedisë, SVT, Xhamia Stockholm në vitin 2017 ishte shënjestër i sulmeve raciste 22 herë, ndërsa që nga fillimi i vitit 2018 tri herë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit