Pesë orë gjumë brenda natës nuk janë të mjaftueshme, madje ju bëjnë dëm!

Mos i humb

Miti rreth gjumit se më pak se pesë orë janë të mjaftueshme thjeshtë nuk do të largohet.

Ish-kryeministrja britanike Margaret Thatcher pati thënë se ndjehej shkëlqyeshëm me katër orë të shkurtra gjumi në natë. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë pretendime të ngjashme dhe shkëmbimi i orëve në krevat me kohë shtesë në zyrë nuk është i pazakontë në tregimet e biznesit apo udhëheqësve të suksesshëm.

Megjithatë studiuesit thanë se besimi se më pak se pesë orë gjumë janë të shëndetshme, është një nga mitet më të dëmshme për shëndetin.

“Ne kemi dëshmi të gjera për të treguar se gjumi për pesë orë ose më pak në mënyrë konsistente, rrit rrezikun në masë të madhe për pasoja negative në shëndet”, tha studiuesja Dr Rebecca Robbins.

Këto përfshinin sëmundje kardiovaskulare, të tilla si sulme në zemër dhe goditje, dhe jetëgjatësi më të shkurtër.

Në vend të kësaj, ajo rekomandon që të gjithë të synojnë gjumë të vazhdueshëm prej shtatë deri në tetë orë në natë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit