Peshku me shumë temperament, “luftëtari siamez” në akuariumin në SHBA

Mos i humb

Peshku i quajtur “luftëtari siamez”, ose Betta splenden, i popullarizuar tek akvaristët nga shkaku i perajeve të gjata dhe ngjyrave të theksuara, ndodhet edhe në akuariumin e Çikagos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky lloj i peshkut, importohet në SHBA kryesisht nga Indonezia, Vietnami, Tajlanda dhe Singapori, me një çmimi prej rreth 1.500 dollarë, për një peshk.

Bëhet fjalë për peshk me shumë temperament dhe luftëtar, për çka asnjëherë nuk duhet të mbani në një akuarium dy të gjinisë mashkullore, sepse ndodhë të përleshen deri në vdekje.

Kombinimi ideal është një mashkull me disa femra.

Në Tajlandë, më herët janë organizuar luftëra, të cilat së fundmi janë ndaluar.

Kur ky luftëtar siamez ngacmohet nga një peshk tjetër, atëherë shfaq ngjyrat intensive të tij, të cilat janë ruajtur falë shumimit të këtij peshku nga ana e kultivuesve.

Ky peshk në vete ka ngjyrën e kuqe, vjollcë, të kaltër, gjelbër dhe atë rozë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit