Peshku parandalon sëmundjet mendore që ndërlidhen me moshën

Mos i humb

 

 

Demencia deri tani nuk mund të parandalohet krejtësisht, por disa veprime mund ta rrisin rrezikun.

Konsumimi i peshkut si pjesë e një diete të balancuar mirë njihet si mënyrë për ta parandaluar ngadalësimin mendor që ndërlidhen me këtë sëmundje.

Shoqata e Alzheimerit ka shkruar se nga të dhënat që kanë ata në disponim, rezulton se peshku priret ta reduktojë rrezikun e problemeve të tilla që ndërlidhen me moshën dhe i përmirëson shumë aspekte të shëndetit.

“Ka shumë dëshmi të mira që thonë se peshku, i cili përmban omega-3, është i mirë për shëndetin. Shumë raporte kanë treguar se e zvogëlon rrezikun e zhvillimit të demencës, e posaçërisht kur konsumohet si pjesë e një diete të shëndetshme”, kanë shkruar ata.

Edhe një studim i publikuar vitin e kaluar në ‘Journal of Alzheimer’s Disease’ ka raportuar se konsumimi i peshkut një herë apo dy në javë mund ta parandalojë demencën. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit