Peskov: Rusia i vlerëson si zyrtare postimet e Trumpit në Twitter

Mos i humb

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitriy Peskov, është shprehur se i vlerësojnë si “zyrtare” të gjitha postimet e bëra nga llogaria e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, në rrjetin social Twitter.

Në një deklaratë për gazetarët, Peskov, rikujtoi se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk ka ndonjë llogari në rrjetin social Twitter.

Duke iu shmangur komentimit të postimeve të bëra nga Trump në rrjetin social Twitter, të cilin e përdor në mënyrë aktive, Peskov tha se “Por ne të gjitha deklaratat e dhëna nga rrjeti social i Trumpit i vlerësojmë si zyrtare dhe i raportojmë ato te Putini”.

Peskov shtoi se i shohin si zyrtare edhe deklaratat e politikanëve të shteteve të tjera nëpërmjet këtij rrjeti social./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit