Pëson arrest kardiak pasi del nga uji, ndërron jetë pushuesi 64-vjeçar në Durrës

Mos i humb

Një 64-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ka pësuar arrest kardiak në plazhin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, ku viktimë është shtetasi Sh. Xh.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 08.08.2020, rreth orës 10:20, në lagjen nr.13, Durrës, tek “Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Brendshme”, shtetasi Sh.Xh., 64 vjeç, banues në Patos, pasi ka dal nga uji nuk është ndjerë mirë dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit