Pezullohet nga BSH, Malaj për ‘Zërin e Amerikës’: Përpjekjet për të më larguar, janë antiligjore

Mos i humb

Në Tiranë, profesori i njohur i ekonomisë, Arben Malaj, tha se ka pritur prej shtatë muajsh që të thirret sipas ligjit për t’u dëgjuar në komisionet parlamentare përkatëse, pas kërkesës së një grupi deputetësh, që ai të largohet nga bordi mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Zoti Malaj i bëri komente në një intervistë për “Zërin e Amerikës” mbrëmjen e të enjtes, pas lajmit se qeveria vendosi ta pezullojë nga detyra e anëtarit të këshillit mbikëqyrës së Bankës Qendrore.

“Pavarësia e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës mbrohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Kam shërbyer me përkushtim, integritet dhe profesionalizëm në të gjithë institucionet dhe postet për dy dekada. Kam trajtuar publikisht problemet që ka qeverisja e vendit tim” – tha zoti Malaj.

Ai shtoi se rikthimi i emrit të tij ne temat e angazhimit të qeveritar bëhet për të tërhequr vëmendjen nga problemet e shumta që ka vendi me menaxhimin e dëmeve të tërmetit.

“Ata deputetë që më akuzojnë nuk kanë asnjë argument dhe unë do të shkoj deri në Gjykatën Europiane për të mbrojtur të drejtat dhe pavarësinë e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore. Ajo që nuk u bë për shtatë muaj u bë sot për shtatë sekonda. I kam kërkuar parlamentit shqiptar të më dëgjojë dhe të mos trajtojë si të dënuar politik”, – tha zoti Malaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit