Pfizer: Deri në tetor do të dimë nëse vaksina anti-Covid funksionon…deri tani shanset janë 60%

Mos i humb

Gjigandi farmaceutik ‘Pfizer’ ka deklaruar se deri në fund të tetorit do kemi informacion nëse vaksina Covid për të cilën ajo po punon do funksionojë apo jo.

Administratori i Përgjithshëm i kompanisë, Albert Bourla tha se deri tani ka 60% shans të jetë funksionale.

Dhe nëse rezultatet janë pozitive, hedhja e vaksinës në treg vitin e ardhshëm do të varet nga sa kohë u duhet autoriteteve për ta miratuar atë.

Shpërndarja e vaksinës, përfundoi Albert Bourla, do të jetë problem për shkak të ndërlikimeve që lidhen me transportin e ilaçeve, por Pfizer – specifikoi ai – di si ta menaxhojë këtë operacion.

Gjermani “Biontech” dhe laboratori amerikan “Pfizer” kanë zhvilluar këtë projekt vaksine prej disa muaj, i cili hyri në fund të korrikut në një fazë provash klinike në shkallë të gjerë. Në fillim të korrikut, ata raportuan rezultate paraprake pozitive, pasi e kishin testuar vaksinën në 45 persona.

SHBA-ja njoftoi më 22 korrik pagesën prej 1,95 miliardë dollarë për të marrë 100 milionë doza të vaksinës potenciale ”Biontech/Pfizer”. Japonia gjithashtu ka arritur një marrëveshje me dy kompanitë për të siguruar 120 milionë doza.

Më 9 shtator, Komisioni Europian njoftoi se kishte arritur një marrëveshje paraprake për marrjen e 200 milionë dozave të një vaksine potenciale kundër koronavirusit, të zhvilluar nga aleatët gjermano-amerikan ”Biontech/Pfizer”, me mundësinë për të blerë edhe 100 milionë doza shtesë, marrëveshja e gjashtë e këtij lloji e arritur nga BE. 

Diskutimet e fundit me ”Biontech-Pfizer” shënojnë një progres të mëtejshëm për zhvillimin e ofertës tonë solide dhe për diversifikimin e vaksinës potenciale”, theksoi komisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides në një deklaratë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit