Pika e zezë në fletën e bardhë

Mos i humb

Një ditë profesori hyri në klasë dhe u tha studentëve që të përgatiten për test. Të gjithë me padurim pritnin për fillimin e këtij testi.
Profesori sikurse rëndom i ndau listat e provimit. Atëherë kërkoi nga studentët ta fillojnë punën e tyre.
Për befasinë e të gjithëve nuk kishte pyetje, por vetëm një pikë e zezë në qendër të letrës. Profesori kur i pa shprehjet e hutuar në fytyrat e studentëve tha: – Dëshiroj të shkruani për atë që shihni.
Studentët e hutuar filluan të shkruajnë për këtë detyrë të pashpjeguar.
Në fund të orës, profesori i mblodhi listat dhe filloi t’i lexojë me zë para studentëve. Të gjithë pa përjashtim kishin shkruar për pikën e zezë, duke u përpjekur të shpjegojnë pozitën e saj në mes të letrës. Pasi i lexoi të gjitha punimet, klasa u qetësua ndërsa profesori shpjegoi: – Nuk do t’u notoj, por vetëm desha t’u jap për meditim. Askush nuk ka shkruar për pjesën e bardhë të letrës. Të gjithë jeni fokusar në pikën e zezë.
Njëjtë ndodh edhe në jetën tonë. Mirëpo, ne insistojmë të fokusohemi vetëm në pikën e zezë (problemet shëndetësore, të hollave, marrëdhëniet e komplikuara ndërnjerëzore, divorcet, fatkeqësitë natyrore, dëshpërimin me miqtë, etj).
Njollat e zeza janë shumë të vogla në krahasim me atë që kemi në jetët tona, por ato janë që e ndotin mendjen tonë. Hiqni shikimin nga pika e zezë në jetën tuaj. Kënaquni në çdo begati të Allahut, me çdo moment që u ofron jeta. Bëhuni të lumtur, e jetoni jetën e mbushur me dashuri./Tregime islame/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit