Pilotët e Brussels Airlines në grevë

Mos i humb

 

 

Pilotët e linjës ajrore kombëtare të Belgjikës, Brussels Airlines, kanë njoftuar se kanë hyrë në një grevë 2 ditore për të kërkuar përmirësimin e kushteve të punës.

Duke njoftuar vendimin e hyrjes në grevë nëpërmjet një letre të dërguar mediave, pilotët kanë theksuar se greva do të jetë në datat 14-16 maj dhe se kërkojnë jo vetëm paga më të larta, por edhe përmirësimin e kushteve të punës.

Duke pranuar se kanë “të ardhura mbi mesataren” pilotët kanë tërhequr vëmendjen se janë “jo të shëndetshme” mjediset ku ata punojnë. Ata po ashtu kanë bërë të ditur se i kanë oraret e punës të parregullta dhe se shkakton probleme shëndetësore puna e kryer në një mjedis ku janë të ndryshueshëm ajri, tymi toksik dhe presioni.

Në Brussels Airlines punojnë rreth 500 pilotë, dhe greva 2 ditore e tyre ka shkaktuar anulimin e rreth 75 për qind të fluturimeve.

Pilotët e së njëjtës linjë ajrore kanë hyrë në grevë edhe në vitin 2013.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit