Pipero: Në spitalin infektiv kemi 72 pacientë, disa janë rëndë, 17 u shëruan

Mos i humb

Mjeku Pëllumb Pipero ka postuar në profilin e tij foto me stafin e spitalit Infektiv ku po trajtohen 72 të prekur nga koronavirusi

.

Ja mesazhi i mjekut per te gjithe shqiptaret
“Si në një betejë të vërtetë, por këtë radhë me një armik të pa dukshëm dhe shumë vrastar, shumë tinzar dhe ende të pa njohur mirë nga shkenca mjekësore, pavjonet e spitalit infektiv njëri pas tjetrit po hyjnë në betejë.

Këta mjekë e infermierë janë një pjesë e ekipit të talentuar, punëshumë e fjalëpak, të përkushtuar deri në fund për ta fituar betejën me covid 19. Ne sot kemi në spital 72 pacientë, secili me probleme nga të lehta deri shumë të rënda shëndetësore, por kemi edhe 17 të shëruar, edhe pse ju duhet ende të qëndrojnë në shtëpi. Ne jemi në detyrë, për t’ju shërbyer juve, Ju të dashur qytetarë qëndroni në shtëpi për të mos rënë në kontakt me virusin. Së bashku do e fitojmë këtë betejë, se lufta vazhdon. Ne bluzat e bardha e kemi gjithë jetën sfidë, gjithë jetën luftë me agjentët mikrobikë, bakterie apo viruse qofshin ato, sikundër është dhe Covid 19. Së bashku ja dalim, së bashku do fitojmë!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit