Pjesëtarëve të DEASH-it u merret shtetësia e Australisë

Mos i humb

 

 Pesë pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH kanë humbur shtetësinë e Australisë, bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme i këtij vendi, Peter Dutton.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme theksohet se është konfirmuar se pesë persona me shtetësi të dyfishtë lidhen me DEASH-in, me ç’rast u është marrë shtetësia e Australisë.

Ligji, sipas të cilit poseduesve të shtetësisë së dyfishtë në Australi të dyshuar ose dënuar për terrorizëm u merret shtetësia australiane, është miratuar në vitin 2015.

“Këto pesë persona me shtetësi të dyfishtë kanë marrë pjesë në aktivitetet terroriste dhe kanë vepruar në kundërshtim me interesat e Australisë. Me këto veprime kanë vendosur të ndahen nga bashkësia australiane”, shtoi Dutton.

Ai porositi se qeveria do të luftojë kundër terroristëve të huaj, pa marrë parasysh sa larg janë nga Australia. “Prioriteti ynë gjithmonë ka qenë dhe do të jetë siguria e australianëve”, theksoi ai.

Dutton nuk shpalosi identitetin e personave që u është marrë shtetësia, por dihet se bëhet fjalë për tre burra dhe dy gra të moshës mes 20 dhe 30 vjeç të cilët në anën e DEASH-it kanë luftuar në Siri dhe Irak.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit