“PKK nuk ka asnjë ndryshim nga DEASH-i”

Mos i humb

Ismail Neddef, një prej komandantëve të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), e cila mbështet Forcat e Armatosura Turke (TSK) në Operacionin “Dega e Ullirit” kundër objektivave terroriste në Afrin, tha se organizata terroriste PYD/PKK bën të njëjtat shkelje si organizata terroriste DEASH dhe se ata luftojnë për të nxjerrë nga territori i tyre PYD/PKK-në ashtu siç kanë nxjerrë edhe DEASH-in.

Në një deklaratë Neddef, tha se organizata terroriste PYD/PKK me veprimet e saj i ngjan plotësisht DEASH-it dhe se PKK nuk ka asnjë ndryshim nga DEASH-i.

“Ne në kuadër të operacionit ‘Mburoja Eufratit’ kemi luftuar kundër organizatës terroriste DEASH dhe i kemi larguar ata nga territoret tona. Ndërsa tani luftojmë për të nxjerrë nga territori ynë PKK-në dhe të mundësojmë që njerëzit të kthehen në shtëpitë e tyre. PYD/PKK duke pushtuar territoret ka detyruar rreth 350 mijë njerëz që të migrojnë. Me operacionin ‘Dega e Ullirit’ do të çlirojmë territoret tona dhe të mundësojmë që njerëzit të kthehen në shtëpitë e tyre”, tha Neddef.

Për shkeljet e PYD/PKK-së në Afrin, Neddef, është shprehur: “Organizata duke ndaluar arsimimin në gjuhën arabe në territoret tona filloi të jepte arsim në gjuhën kurde. Momentalisht ka nisur të arrestojë civilët. Organizata i arreston ata që janë kundërshtarë të saj. Civilët janë përballë torturave dhe vdekjes”.

Pasi ka rikujtuar se organizata terroriste i akuzon si anëtarë të DEASH-it ata që kanë marrë pjesë në operacionin “Dega e Ullirit”, Neddef tha: “Fillimisht ata që i janë bashkuar operacionit janë anëtarë të ULS-së. Ne edhe më parë kemi luftuar kundër DEASH-it dhe i kemi larguar ata nga territoret tona. Që të gjithë ata që ndodhen në rajon janë anëtarë të ULS-së. Ne ndodhemi këtu për të çliruar nga pushtimi i PKK-së territoret dhe fshatrat tanë. Gjithashtu edhe të burgosurit që kemi i trajtojmë si të burgosur të luftës qofshin ata anëtarë të PKK-së apo të ndonjë organizate tjetër”.

– E drejta legjitime e Turqisë për vetëmbrojtje

Në një deklaratë të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë, thuhet se operacioni “Dega e Ullirit”, i cili ka lënë pas ditën e 6-të është nisur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) në kuadër të së drejtës legjitime të Turqisë për vetëmbrojtje bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Në deklaratë theksohet se TSK është duke kryer sulme ajrore vetëm ndaj pikave të terroristëve, duke treguar çdo kujdes dhe ndjeshmëri që të mos dëmtohet asnjë civil.

Pasi regjimi i Asadit në korrik të vitit 2012 ia dorëzoi Afrinin organizatës PYD/PKK pa u konfliktuar, ky rajon përgjatë luftës është bërë vendi fole i organizatës. Për shkak të pozicioneve të larta gjeografike, një pjesë e konsiderueshme e qyteteve Kilis dhe Hatay të Turqisë mbesin brenda rrezes së zjarrit të organizatës në Afrin. Organizata terroriste prej shumë vitesh përdor malet Amanos për tu infiltruar nga Siria në Turqi. Afrini është një pikë kyçe për PYD/PKK-në për të formuar një dalje në Mesdhe nga veriperëndimi i Sirisë.

Organizata terroriste nëpërmjet Afrinit kërcënon edhe zonën e Mburojës së Eufratit dhe zonën jokonfliktuale të Idlibit. Nën pushtimin e organizatës PYD/PKK-së ndodhet një e katërta e territorit të Sirisë, gjithashtu edhe 65 për qind e vijës së kufirit Turqi-Siri./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit