PKK publikon pamjet e sulmit ndaj xhamisë në Gjermani

Mos i humb

Organizata terroriste PKK ka publikuar në internet pamjet e sulmit me koktej molotov të kryer një natë më parë ndaj një xhamie në qytetin Lauffen në Baden Württemberg të Gjermanisë.
Pamjet e sulmit të ndërmarrë ndaj xhamisë Akshemsettin e cila vepron pranë Komunitetit Islam Vizioni Kombëtar (IGMG) janë publikuar në faqen e internetit “Roja Civan” e cila është e afërt me organizatën terroriste.

Në pamje vërehen 4 persona me koktej molotov në duar që sulmojnë xhamat dhe dyert e xhamisë, ndërkohë që njëri prej tyre thyen me gurë xhamat e xhamisë. Sulmuesit më pas largohen së bashku nga vendi i ngjarjes.

Në faqen ku bëhet propagandë për terrorizmin gjithashtu paraqiten edhe kërcënimet të tilla se “rezistenca do të rritet çdo ditë e më shumë për çdo ditë që vazhdojnë sulmet kundrejt Afrinit”.

Në Gjermani ku vitin e kaluar, janë regjistruar afërsisht një mijë sulme kundër muslimanëve dhe institucioneve e organizatave islame, theksohet se është edhe më i madh numri i sulmeve islamofobike të cilat nuk janë regjistruar ose që janë përmendur si krime të zakonshme./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit