PKK/PYD-YPG armët që mori nga SHBA-te i shet në tregun e zi

Mos i humb

 

 

Organizata terroriste PKK/PYD-YPG e cila në përputhje me marrëveshjen e arritur me SHBA-të, deri në fund të vitit 2018 duhet të tërhiqet nga Munbixhi dhe perëndimi i Eufratit në Siri. Kjo organizatë armët që i posedon i shet në tregun e zi dhe siguron burime financiare.

Sipas informacionit të marrë nga gazetari i AA-së nga burimet e sigurta në Siri, SHBA e cila premtoi se organizata terroriste PKK/PYD-YPG do të tërhiqet nga rajonet të cilat i ka okupuar në Siri kryesisht nga Munbixhi dhe se do t’i kthejë prapa armët që ia dërgoi organizatës, përkundrazi terorristëve u dërgon armë të reja.

Autokolona amerikane prej 200 maunesh e ngarkuar me automjete të blinduara, armë të rënda dhe municione, hyri në Siri përmes pikës kufitare Semelka e cila është nën kontrollin e Administratës Rajonale Kurde të Irakut (ARK).

Ndërkohë në veri të Sirisë armët të cilat organizata terroriste PKK/PYD-YPG i ka marrë nga SHBA-të shiten në tregun e zi. Organizata në këtë mënyrë siguron burime financiare dhe mundëson që armët e dërguara nga SHBA-të të mbeten në rajon.

Turqia dhe SHBA kanë arritur një marrëveshje që synon tërheqjen e forcave të YPG-së nga qyteti verior i Sirisë, Munbixhi dhe perëndimi i Eufratit deri në fund të vitit 2018, ndërsa armët që ka marrë nga SHBA-ja t’i kthejë prapa.

Organizata terroriste nuk i kthen armët por ua ndërron vendin dhe synon t’i përdorë kundër Turqisë në rast të ndonjë operacioni të mundshëm kundër saj.

SHBA vazhdon të japë ndihma në armë për elementet terroriste në Siri nën emrin Forcat Demokratike të Sirisë (SDG).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit