Plagoset rëndë në burg udhëheqësi i protestave në Marok

Mos i humb

Nasser Zafzafi, udhëheqësi i protestave të vitit të kaluar në Marok, është plagosur rëndë në burgun ku po vuan dënimin.

Autoritetet e burgut konfirmuan sot lajmin se Zafzafi kërkoi ndihmë mjekësore dje për dhimbje në këmbë. Më tej në deklaratë theksohet se vetë i burgosuri u plagos duke goditur murin dhe skajin e tryezës.

Zafzafi u transferua në spital dhe u hospitalizua deri në njoftimin e mëtejshëm.

Ai është udhëheqës i protestave, të cilat u organizuan për shkak të gjendjes së dobët ekonomike dhe sociale në rajonin maroken Rif. Ai u arrestua në qershor të vitit të kaluar dhe u dënua me 20 vjet burg.

Gjatë gjykimit, ai u ankua se ai ishte duke u përballur me torturë fizike dhe psikologjike në qelinë e burgut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit