Plan për rritjen e moshës së pensionit, mijëra rusë në protestë

Mos i humb

 

Me mijëra vetë kanë zbritur në rrugët e disa qyteteve ruse për të shprehur zemërimin me propozimet e qeverisë për rritjen e moshës së pensionit.

 “Ne duam të jetojmë me pensionet tona, jo të vdesim në punë”, shkruhej në pankartat që mbanin në duar disa prej protestuesve.

Plani i ekzekutivit është që ta çojë moshën e pensionit në 65 vjeç nga 60 që është aktualisht dhe për gratë në 63 nga 55 që është sot. Pretendohet se kjo do të ndihmojë në përballimin e situatës së krijuar nga tkurrja e krahut të punës. Por sindikatat thonë se në këtë mënyrë, njerëzit nuk do të arrijnë të jetojnë aq sa për të përfituar pensionin.

Mesatarja e jetëgjatësisë tek meshkujt rusë llogaritet në vetëm 66 vjeç, ndërsa për femrat është më e lartë: 77 vjeç. Këto statistika janë përcjellë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Protesta me leje u organizuan deri edhe në qytetet e largëta të lindjes së vendit dhe në Siberi. Edhe pse forca kryesore shtytëse pas tyre ishte Partia Komuniste Ruse, tubimeve i janë bashkuar edhe sindikatat e tregtisë dhe grupet nacionaliste. Disa prej aktivistëve mbanin veshur kostume që personifikonin vdekjen e njëri kishte sjellë me vete një imitim skeleti.

Këto reforma, sipas demonstruesve, janë dënim me vdekje për popullin rus.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit