Plani për bombat e vogla të SHBA-së shqetëson Moskën dhe Pekinin

Mos i humb

Kina iu bashkua Rusisë në dënimin e njëzëshëm të planeve të porsashpallura amerikane për prodhimin e bombave më të vogla bërthamore.

Pekini i kërkoi Uashingtonit që të heqë dorë nga mentaliteti i Luftës së Ftohtë. Vendi që zotëron arsenalin më të madh nuklear të botës duhet të ndërmarrë iniciativën e ndjekjes së trendit në fuqi e jo të shkojë kundër tij, ishte deklarata e Ministrisë së Brendshme kineze.

Ushtria amerikane beson se armët e saj atomike janë shumë të mëdha për t’u përdorur, ndaj kërkon që të zhvillojë bomba të një force shpërthyese më të vogël. Amerikën e shqetëson fakti që arsenali i saj po vjetërohet, ndaj nuk do të jetë më frikësues kundrejt atyre që i konsideron kërcënime potenciale: Kinë, Rusi, Kore e Veriut dhe Iran.

Më herët, edhe Moska e dënoi një nismë të tillë, duke e akuzuar Amerikën për veprime luftënxitëse. Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov u shpreh thellësisht i zhgënjyer e në deklaratën e dikasterit të drejtuar prej tij, thuhej se Rusia do të marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e sigurisë së saj.

Kina argumenton nga ana tjetër se politikat e veta janë defensive dhe se Uashingtoni e ka hiperbolizuar natyrën e kërcënimit të saj nuklear. Dokumenti i Pentagonit argumentonte se armët e vogla me një forcë nën 20 kiloton janë më pak të fuqishme, por mbeten sërish shkatërruese./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit