Platformë për punësimin e studentëve, Rama: Garë e pastër!

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën për punësimin e studentëve ekselentë. Rama bëri me dije se prioritet për t’u punësuar kanë studentët me mesatare më të lartë.

Ai sqaroi se fillimisht do të zgjedhin punën ata me mesataren më të lartë, duke shtuar se kjo është një garë e pastër dhe korrekte.

“Ky program nuk mund të bëhej pa ju dhe protestën, sepse ligji i shërbimit civil dhe rekrutimi në Shërbimin Civil bazuar në këtë ligj e pengonte. Është bërë një punë e gjatë me Komisionin Europian. Protesta dhe gjithë kjo shfaqje shembullore e disa shqetësimeve të thella dha një nevoje të madhe për të hapur dyert e administratës dhe pengesave që ka ligji.

Na dha mundësinë që të ulemi me partnerët europianë dhe thamë që mund ta kapërcejmë ligjin dhe t’u hapim rrugë më të mirëve që mund të kontribuojë në administratë. E dini shumë mirë, ti mund të kesh mbaruar me të gjitha 10-a, shkon në DAP dhe të thonë nuk ke eksperiencë. Por ti bën pyetjen se ku do ta përfitoj unë eksperiencën. Këtu nuk ka nevojë për konkurs, sepse konkursin ai e ka bërë gjatë viteve akademike”, deklaroi Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit