Plehrat mbeten në Porto Romano, Bashkia Durrës pret nga qeveria

Mos i humb

Shpallja e emergjencës mjedisore në territorin e bashkisë së Durrësit, ku mbetjet hidhen të pandara e të patrajtuara, përfshirë mbetjet e rrezikshme spitalore dhe industriale, nuk ka sjellë ende asnjë ndryshim në qytetin bregdetar.

Kanë kaluar tre muaj që kur kryeministri i vendit Edi Rama ishte në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Porto Romano të Durrësit ku premtoi mbylljen dhe kthimin e tij në një park të gjelbëruar në harkun kohor të 18 muajve. Por në këto 3 muaj asgjë nuk ka ndryshuar. Mbetjet vazhdojnë të digjen në qiell të hapur. Rrethimi mungon dhe mbetjet kanë zgjeruar territorin e tyre.

Tymi toksik që çlirohet nga djegia e pakontrolluar në natyrë e mbetjeve urbane shtrihet mbi zonën e banuar përreth dhe kampusin universitar e më tej drejt qytetit, i favorizuar nga era.

Banorët mbeten të ekspozuar ndaj efekteve negative të ndotjes në shëndetin dhe jetët e tyre. Problem është dhe kanali i ujërave të larta që kalon mes për mes zonës. Ai është kthyer në një tjetër vatër ndotjeje ku hidhet gjithçka nga industritë e lehta përreth apo edhe vetë banorët.

Në Porto Romano asgjë nuk ka ndryshuar dhe pse ndërmarrja bashkiake e pastrim-gjelbërimit premtoi një rrethim paraprak të vendgrumbullimit për të disiplinuar disi derdhjet dhe hyrje-daljet e atyre që sigurojnë jetesën duke punuar në këtë fushë.

“Në bashkinë e Durrësit ku u interesuam për marrjen e masave për këtë zonë të kthyer në gangrenë mjedisore për vite të tëra na thanë se zgjidhja pas shpalljes së emergjencës mjedisore pritet nga qeveria. Do të jetë Komiteti i Menaxhimit të integruar të mbetjeve që do të vendosë se ku do t’i depozitojë mbetjet urbane bashkia e Durrësit dhe bashkitë fqinje”, u shpreh ai.

Me shpalljen e emergjencës mjedisore, Bashkia e Durrësit është dorëzuar. Zgjidhja tashmë pritet nga Qeveria. Landfilli i Tiranës mbetet një nga mundësitë për zgjidhjen e kësaj situate kritike mjedisore, po deri në gjetjen e alternativave dhe akordimin e fondeve Durrësi dhe banorët e tij do të vazhdojnë bashkëjetesën e rrezikshme me plehrat./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit