Plotësohet Kryesia e “Vetëvendosjes”

Mos i humb

Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Në këtë mbledhje “Vetëvendosje” ka plotësuar Kryesinë e saj.

“Këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje zgjodhi nëpërmjet votimit të fshehtë pesë anëtarë të rinj të Kryesisë së Lëvizjes si dhe zgjodhi për nënkryetarin e parë, Besnik Bislimin dhe për sekretare organizative, Vlora Haxhimehmedin”, thuhet në njoftimin e “Vetëvendosjes”.

Kjo Kryesi, tashmë numëron 23 anëtarë gjithsej si dhe u plotësuan me anëtarë të rinj katër komisione: Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm, Komisioni Statutor, Komisioni Diciplinor dhe Komisioni për Shqyrtime dhe Ankesa.

Njoftimi i plotë i “Vetëvendosjes”:

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti, sot, mbledhjen e XXXIII-të të Këshillit të Përgjithshëm. Para delegatëve të organit më të lartë të Lëvizjes, mbajti fjalën hyrëse kryetari, Albin Kurti.

Në mbledhje, përveç tjerash, është kompletuar kryesia e Lëvizjes ku nga tash numëron 23 anëtarë gjithsej si dhe u plotësuan me anëtarë të rinj katër komisione:

– Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm,

– Komisioni Statutor,

– Komisioni Diciplinor dhe

– Komisioni për Shqyrtime dhe Ankesa.

Këshilli i Lëvizjes VETËVENDOSJE! zgjodhi nëpërmjet votimit të fshehtë pesë anëtarë të rinj të Kryesisë së Lëvizjes si dhe zgjodhi për nënkryetarin e parë, Besnik Bislimin dhe për sekretare organizative, Vlora Haxhimehmedin.

Ndërkaq në pozicionin e drejtuesit të Sekretariatit për Marrëdhënie me Jashtë është zgjedhur Boiken Abazi dhe udhëheqëse e Komiteteve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Dejona Mihali.

Anëtarët e rinj të Kryesisë, përmes votimit, janë plotësuar me Arbërie Nagavcin, Martin Berishajn, Arber A. Rexhajn, Arbër Zaimin dhe Ajet Poterajn.

Mbledhja ka vazhduar me shumë diskutime dhe pika të shumta të rendit të ditës, me ç’rast drejtorët e drejtorive në komuna ku qeveris Lëvizja VETËVENDOSJE! kanë raportuar mbi punët që po bëjnë këto drejtori gjithnjë me orientim nga alternativa e Lëvizjes dhe synim barazinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në Kosovë nuk është përmbyllur shtetndërtimi sepse nuk ka demokraci në institucione dhe sepse ka kapje të shtetit gjithandej.

Në Kosovë nuk është bërë zhvillimi ekonomik sepse nuk ka prodhim e punësim dhe sepse ka nepotizëm dhe krim. Lëvizja VETËVENDOSJE! si subjekti më demokratik në vend, demokracinë e brendshme, do ta bartë edhe në institucionet e Republikës dhe komunat e vendit gjithandej nëpër Kosovë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit