Plumb në kokë të riut në mes të Tiranës, rëndë në spital

Mos i humb

Një 30-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në zonën e Myslym Shyrit, në Tiranë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në një ndër zonat më të njohura dhe të popullarizuara të Tiranës.

Ndërkohë, nuk është identifikuar ende personi i qëlluar me plumba, por uniformat blu sqarojnë se atij i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar në spital për ndihmë të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur pranë një objekti në rikonstruksion, policia ka marrë menjëherë në pyetje punëtorët e pallatit, si dhe pronarin, për sqarimin e rrethanave. Sipas gazetares Bezat, i riu ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi është qëlluar me plumb në kokë.

Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion.

Shtetasit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit