PNUD sjell në Shqipëri ekspertët ndërkombëtarë, do ndihmojnë në rimëkëmbjen pas tërmetit tragjik

Mos i humb

Emiri i ri i Kuvajtit sheikh Nawaf dha betimin

Sheikh Nawaf al-Ahmad al-Sabah ka dhënë betimin dhe u bë emiri i ri i Kuvajtit. Sheikh Nawaf dha betimin...

Naim Qelaj zgjedhet Avokat i Popullit

Në raundin e parë të votimit nga 96 deputetë që kanë votuar për Avokatin e Popullit, 27 fletë votime kanë qenë të...

Studimi: Si ndikojnë kafshët në shëndetin e njeriut

Kafshët mund të kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit. Një studim i ri i kryer nga Universiteti i Leeds në bashkëpunim me Western...

“Asnjë tolerim”, ministrja e re e Arsimit inspekton shkollat, porosi mësuesve: Duhet të jeni shumë të ashpër

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka dalë sot në terren, ndërsa ka vizituar disa shkolla të ndryshme në kryeqytet,...

Në ndihmë të Shqipërisë, pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, ka ardhur edhe PNUD (Programi i Zhvillimi i Kombeve të Bashkuara).

Në një deklaratë për media, thuhet se PNUD ka dërguar një ekip ekspertësh ndërkombëtarë për të ndihmuar Shqipërinë në për përpjekjet e para për rimëkëmbje pas termetit.

Deklarata:

Me daten 26 nëntor, Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 6,4, me epiqendër në perëndim të kryeqytetit të Tiranës. Qyteti bregdetar i Durrësit dhe komuna e Thumanës ishin ndër zonat më të prekura. 51 persona gjetën vdekjen, ndër të cilët shtatë fëmijë, dhe nëntëqind të tjerë mbetën të plagosur.

Ne pergjigje te situates se krijuar, PNUD dërgoi një ekip ekspertësh ndërkombëtarë per te ndihmuar Shqiperine ne për përpjekjet e para për rimëkëmbje pas termetit. Në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare, Njësinë e Mbrojtjes Civile të BE-së dhe Institutin e Statistikave (INSTAT), PNUD aplikoi metodologjinë e Vlerësimit të Banesave dhe Ndërtesave të Dëmtuara (HBDA), e cila është përdorur më parë ne vende te tjera te botes pas situatave te ngjashme. Metodologjia përfshin një proces të mbledhjes dhe të vizualizimit të të dhënave për të konstatuar dëmet në ndërtesat në shtatë bashkitë më të prekura. Pas testitmit të suksesshëm te kesaj metodologjie ne terren, autoritetet shqiptare jane duke e aplikuar kete metodologji për të kryer vlerësimin e dëmeve.

PNUD eshte gjithashtu duke ndihmuar në vlerësimin e nevojave të qytetarëve të strehuar përkohësisht në hotele dhe çadra. PNUD po bashkepunon me INSTAT për kryerjen e një mini- ankete mbi bazen e metodologjise SILC (Analize të të Ardhurave dhe Kushteve të Jetesës ) me qëllim vlerësimin e impaktit te termetit dhe krijimin e një platforme të vizualizimit të të dhënave e cila do të ndihmojë në përshpejtimin e vendimmarrjes së qeverisë për ndihmën prioritare.

Gjithashtu, PNUD është duke bashkëpunuar me institucione shtetërore për të gjeneruar të dhëna mbi pasojat e tërmetit te familjet në bashkitë e prekura, në mënyrë që të nxirren të dhëna të sakta për Vlerësimin e ardhshëm të Nevojave pas Fatkeqësisë (PDNA) nën udhëheqjen e qeverisë, i cili do të kryhet me mbështetjen e Bashkimit Evropian, Bankës Botërore dhe sistemit të OKB-së, duke përfshirë edhe mbështetjen teknike, ekspertizën ndërkombëtare dhe kombëtare dhe eksperiencën mbarëbotërore të PNUD.

Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD në Shqipëri, Limya Eltayeb, u shpreh: “Pas kësaj fatkeqësie, qeveria shqiptare duhet të kryejë një vlerësim sa më të shpejtë të ndërtesave të dëmtuara dhe të sigurojë rikthimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre, të nisë vlerësimin PDNA dhe të zhvillojë një kuadër të rimëkëmbjes pas fatkeqësisë. PDNA bën vlerësimin e dëmeve dhe humbjeve dhe qëndron në themel të një programi gjithëpërfshirës të rimëkëmbjes, i cili promovon barazinë dhe përfshirjen.

Në mënyrë specifike, PDNA vlerëson shtrirjen e plotë të pasojave të një fatkeqësie, përcakton nevojat për rimëkëmbje dhe shërben si bazë për hartimin e një strategjie rimëkëmbjeje me qëllim koordinimin e financimit nga donatorët. Komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë edhe PNUD, solidarizohet me popullin shqiptar në këto momente të vështira.”

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

foto galeri

 

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Rrjedhin gjitha detajet e Google Pixel 5, pak para lansimit!

Google ka vendosur të mbajë një ngjarje më vonë sot gjatë ditës, ku kompania do të zbulojë zyrtarisht modelin e ri të...

Rusi, 169 viktima dhe mbi 8.900 raste të reja me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.185.231 ndërsa bilanci i viktimave në 20.891.

Macron telefonon Putinin: Duhet një armëpushim i plotë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, bënë thirrje për armëpushim midis forcave të Azerbajxhanit dhe atyre...

Ukrainë, 5 të vdekur gjatë zjarreve pyjore

Gjatë zjarreve pyjore në Lugansk, në lindje të Ukrainës, për vdekje kanë pësuar pesë persona. Në njoftimin e Ministrisë...

Sinjalet e Fshehura Që Tregojnë se i Keni Enët e Gjakut të Bllokuara

Arteriet janë enët e gjakut që janë përgjegjëse për transportin e gjakut të pasur me oksigjen. Në gjendjen e tyre normale, arteriet janë elastike...