Po afron koha, receta e duhur për bakllava turke

Mos i humb

Po afron koha, receta e duhur për bakllava turke

Përbërësit:

1 kg miell

6 të verdha veze

1 gotë vaj

1 gotë ujë

1 kg arra të grira

½ kg gjalp fshati

Përgatitja:

Si fillim, zemë brumin, nëse ka nevojë për më teper uje, ia shtojmë. E mbulojmë atë dhe e lemë të vijë për 2 orë.Pas 2 orësh, e ndajmë brumin në 4 pjesë, ku çdo pjesë e ndajmë në 20 copa, për çdo 10 copë do të formojmë një petë të madhe. E lyejmë tepsinë me gjalp dhe shtrojmë petët, mbasi kemi shtruar 2 petë hedhim një shtresë me arra. Mbasi i kemi shtruar petët hedhim gjalpin e shkrirë, e shpërndajmë në mënyrë të njëtrajtshme. Nxehim furrën paraprakisht, fillimisht e pjekim në 150′ për 1 orë, pastaj e ulim temperaturën në 100′. Pjekja merr kohë nga 4-4.5 orë.

Për shërbetin:

1 kg ujë

2 kg sheqer

pak lëng limoni

vanilje

Pasi bakllava është ftohur, ia hedh shërbetin të ngrohtë. E mbulon me letër alumini tepsinë. Pas 24 orësh është gati për tu shijuar. Ju bëftë mirë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit