“Po ndërtojmë një sistem të përbashkët të mbrojtjes dhe sigurisë për BE-në”

Mos i humb

Përfaqësuesja e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini, është shprehur se “Janë ndërtuar më në fund të gjitha gurëthemelet për një Union të mbrojtjes dhe sigurisë”.

Në një fjalim hapës në konferencën vjetore të Agjencisë Europiane të Mbrojtjes 2017 (EDA), të zhvilluar në Bruksel, Mogherini, ka theksuar se konferenca është zhvilluar në një periudhë ku janë të pranishme zhvillime të rëndësishme për mbrojtjen e Europës.

Duke bërë të ditur se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes në BE ka arritur përmasa të rëndësishme, Mogherini, ka njoftuar se institucionet brenda BE-së do të veprojnë së bashku për të ndërtuar një “union më të sigurtë”.

“Sot, po ndërtojmë një sistem të përbashkët të mbrojtjes dhe sigurisë për Bashkimin Europian. Kjo tashmë nuk është një plan, jo një ëndërr, por është bërë një realitet. Më në fund janë ndërtuar të gjithë gurët themelorë për një Union të mbrojtjes dhe sigurisë”, është shprehur Mogherini.

Pasi ka transmetuar se pas kësaj pike vendet anëtare së bashku mund të zhvillojnë aftësitë e mbrojtjes, Mogherini tha se “Tashmë duke vepruar bashkë mund të përballemi shumë më mire me krizat, do të zhvillojnë partneritetin tonë dhe do të ofrojmë një ambient më të sigurtë për qytetarët tanë.”

Ndër të tjera Mogherini ka shtuar se sprovat aktuale të sigurisë janë aq të mëdha sa që nuk mund të përballohen nga një vend i vetëm dhe se në kuadër të kësaj është një domosdoshmëri që të veprohet së bashku. Vetëm duke bashkuar forcat e vendeve anëtare mund të përmbushim kërkesat e qytetarëve për “më shumë siguri dhe buxhete më efikase”, ka theksuar Mogherini, duke tërhequr vëmendjen se EDA në këtë kuadër luan një rol të rëndësishëm.

“Qëllimi ynë nuk është që rihapim debatin nëse do të themelohet ushtria evropiane”, është shprehur Mogherini. Ajo tha se për të përballuar sulmet kibernetike janë të nevojshme mënyrat civile dhe ato ushtarake dhe se është e pashmangshme që shtetet anëtare të ndërtojnë bashkëpunime të ngushta në këtë fushë. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit