Po vazhdon trendi i familjeve të vogla në Zvicër

Mos i humb

Zyra Federale e Statistikave (FSO) ka llogaritur skenarët për vitet 2017 deri në vitin 2045. Si rezultat, numri i ekonomive familjare në këtë periudhë do të rritet me pothuajse një të katërtën, nga 3.7 milion në 4.6 milionë.

Në të njëjtën kohë, trendi drejt familjeve gjithnjë më të vogla vazhdon edhe në dekadat e ardhshme. Sipas parashikimeve, numri mesatar i personave në familje do të bjerë nga 2.24, më 2045 në 2.18.

Familjet me një person është forma më e përhapur e banimit në Zvicër që nga vitet 1990 dhe pritet të rritet me gati një të tretën midis 2017 dhe 2045, nga 1.3 në 1.7 milion. Numri i familjeve me dy persona pritet të rritet nga 1.2 në 1.5 milion, një rritje prej 26 për qind.
Për familjet më të mëdha, rritja do të jetë më pak e theksuar. Familjet me tre ose më shumë persona do të rriten nga 1.2 milionë në vitin 2017 në 1.3 milionë në vitin 2045.

Fakti që gjithnjë e më shumë njerëz jetojnë në ekonomitë familjare të vogla i atribuohet, ndër të tjera, rënies së lindjeve dhe rritjes së jetëgjatësisë.

Ka më pak fëmijë në familje dhe gjithnjë e më shumë njerëz që jetojnë të vetëm. Përveç kësaj, ka gjithnjë e më shumë familje me një ose dy persona, të cilët jetojnë të divorcuar, apo çifte të moshuara./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit