Policia e Kosovës bëhet elegante, ja çfarë rroba do të blejnë!

Mos i humb

Zyrtarët e Policisë së Kosovës do të pajisen me rroba të reja elegante.

Por, furnizimi me këto rroba pritet të mos bëhet në bazë të afatit të paraparë, shkruan ORAinfo.

Kjo, për arsye se ndaj Zyrës së Prokurimit në Policinë e Kosovës është ushtruar një ankesë për shkelje të procedurave në tenderin për furnizim me rroba elegante.

Eksperti Shqyrtues i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) i ka propozuar panelit shqyrtues të merr vendim që të anulohet vendimin për dhënien e kontratës për blerjen e këtyre rrobave, në mënyrë që ky proces te kthehet në rivlerësim.

“Duke u bazuar në sqarimet e cekura ne ekspertizë, eksperti shqyrtues i propozon panelit shqyrtues që ankesa e OE ankues të aprovohet si pjesërisht e bazuar, të anulohet njoftimi për dhënie te kontratës dhe rekomandon qe lënda te kthehet ne rivlerësim”, thuhet në raportin e ekspertit shqyrtues.

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit