Policia e Kosovës shton kontrollin ndaj veturave me xhama të errët

Mos i humb

Të gjithë qytetarët që drejtojnë vetura me xhama të zi, mund të jenë cak i ndalesave të policisë.

Kjo në bazë të angazhimeve të Policisë për realizimin e planeve konkrete policore, e që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

“Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve vazhdojnë edhe me patrullime në lëvizje duke u përqendruar në identifikimin e kundërvajtësve, me theks të veçantë në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre”

Vetëm gjatë kësaj periudhe kohore të këtij viti nga njësitet policore janë shqiptuar rreth 1650 ( njëmijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) tiketa ndaj kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit