Policia izraelite sulmoi rojtarët në Al-Aksa

Mos i humb

 

Ushtria izraelite e cila ishte në shoqërim të kolonëve hebrenj të cilët sot në mëngjes kryen ndërhyrje në Al-Aksa, kanë sulmuar rojtarët e kompleksit.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Fondacionit Islam në Kuds, Firas ed-Dibs, deklaroi se policia izraelite, në vend se të parandalojë ndërhyrjen e grupit të hebrenjve në Al-Aksa, sulmoi të punësuarit e Fondacionit dhe rojtarët e kompleksit.

Megjithatë, ai nuk dha informacione shtesë mbi këtë ngjarje.

Një grup i madh i kolonëve hebrenj sot në mëngjes hynë në kompleksin Al-Aksa në Kudsin Lindor.

Organizatat radikale hebreje javën e kaluar bënë thirrje të gjithë hebrenjve për vizitë masive në Al-Aksa.

Ndërhyrja e kolonëve hebrenj me prani të madhe të policisë izraelite shkaktoi tensione të reja në Kudsin Lindor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit