Policia konfirmon: Tre të lënduarit nga aksidenti në Ferizaj, janë jashtë rrezikut për jetë

Mos i humb

Zyrtarë të policisë së Kosovës nga rajoni i Ferizajt, kanë dhënë deklaratën zyrtare për aksidentin e mbrëmshëm në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, ku mbeti i vdekur një person i moshës 43-vjevare si dhe u lënduan tre të tjerë.

“Hetimet e para të hetuesve të Njësitit Rajonal të Trafikut Rrugor nga vendi i ngjarjes, thonë se deri te aksidenti ka ardhur, kur vetura me targa të Republikës së Serbisë, të cilën po e ngiste A.S. (41 vjeç) nga Bujanovci, që po qarkullonte nga magjistralja Ferizaj-Kaçanik, në tentim të kyçjes në rrugën kryesore, goditet nga vetura e tipit “Audi” me targa vendore, të cilën po e ngiste tashmë i ndjeri, (D.F.)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me këtë rast, lëndime trupore kanë marrë edhe tre persona të tjerë.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK-Prishtinë dhe sipas mjekut kujdestar, janë jashtë rrezikut për jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit