Policia kontrolle në rrugët dytësore, dhjetëra gjoba

Mos i humb

 

Policia Rrugore është fokusuar në kontrollin e rrugëve dytësore për mënyrën e parkimit të automjeteve dhe përdorimin e kaskave mbrojtëse nga përdoruesit e motomjeteve.

Bëhet e ditur se 45 mjete për parkim të gabuar; 22 drejtues mjetesh për mosrespektim të sinjalizimit rrugor vertikal dhe horizontal; 67 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

Po ashtu, policia thotë se në rrugën “Kavajës”, u verifikua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, shtetasi me iniciale H.M., 54, vjeç, pasi drejtonte mjetin në kundërshtim me sinjalizimin rrugor vertikal si dhe nuk iu bind shenjës së ndalimit të punonjësit të policisë rrugore. Gjatë kontrollit dhe verbalizimit të shkeljes, drejtuesi i mjetit me qëllim shmangien e masës administrative i ofroi punonjësit të policisë rrugore një kartëmonedhë me prerje 1000 lekë.

“Policia Rrugore e Tiranës edhe në ditët në vijim do vijojë kontrollet në rrugët urbane dhe interurbane të qarkut të Tiranës me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, si dhe ju bënë apel drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore horizontale e vertikale, të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të respektojnë limitet e shpejtësisë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin kaskat mbrojtëse si dhe t’i japin përparësi lëvizjeje në vijat e bardha këmbësorëve”, thuhet në deklaratën e policisë.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit