Policia turke kërkon në pyll trupin e Khashoggit

Mos i humb

Policia turke, që po heton intensivisht zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i ka zgjeruar kërkimet e saj edhe në pyll.

Autoritetet mendojnë se trupi i gazetarit mund të jetë hedhur në pyllin pranë konsullatës saudite në Stamboll. Khashoggi është parë për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite më 2 tetor, por nuk është parë të dalë prej andej.

Turqia dyshon se ai është vrarë nga një grup agjentësh sauditë brenda konsullatës, por Arabia Saudite thotë se ai u largua nga konsullata. Por, sipas Turqisë, ekzistojnë audio dhe video që vërtetojnë se Khashoggi është vrarë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit