“Politika e jashtme e Kosovës varet nga dialogu me Serbinë”

Mos i humb

Shumë pak qytetarë të Kosovës mendojnë se Kosova ka dobi nga dialogu me Serbinë, ndërsa shumica mendojnë se Serbia ka përfituar shumë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, tregon barometri i fundit i sigurisë të politikës së jashtme dhe dialogut me Serbinë, e cila u prezantua nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Florian Qehaja, drejtor ekzekutiv i Qendrës kosovare për Studime të Sigurisë, tha se mund të konkludohet se e gjithë politika e jashtme e Kosovës ndjehet në politikën e brendshme, siç janë për shembull dialogu Kosovë-Serbi ose procesi i liberalizimit të vizave.

Në prezantimin e barometrit më të fundit, hulumtuesja e Qendrës së Kosovës për Studime të Sigurisë, Donika Emini, tha se qytetarët e Kosovës konsiderojnë se politika e jashtme e Kosovës varet plotësisht nga rezultati i dialogut me Serbinë. Emini tha se Kosova jo vetëm që dështoi të sigurojë njohje të reja, por gjatë këtij viti u ballafaqua me tërheqje të njohjeve. Ajo gjithashtu theksoi se shqiptarët mendojnë se Serbia ka përfituar nga dialogu, ndërsa serbët mendojnë të kundërtën.

“Fakt është se nuk ka pasur transparencë në lidhje me dialogun dhe kjo shihet qartë, sepse kur pyeten serbët ata e shohin Kosovën si fituese në këtë proces, ndërsa shqiptarët e Kosovës e shohin Serbinë si fituese. Ka edhe nga ata që besojnë se asnjëra palë nuk ka përfituar dhe se kjo është vetëm një luftë gjeopolitike mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe tendencës së Bashkimit Evropian të tregojë se mund të zgjidhë konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, e cila është një nga konfliktet më të hapura në rajon”, tha Emini.

Në prezantimin e barometrit më të fundit, hulumtuesja e Qendrës së Kosovës për Studime të Sigurisë, Donika Emini, tha se qytetarët e Kosovës konsiderojnë se politika e jashtme e Kosovës varet plotësisht nga rezultati i dialogut me Serbinë. Emini tha se Kosova jo vetëm që dështoi të sigurojë njohje të reja, por gjatë këtij viti u ballafaqua me tërheqje të njohjeve. Ajo gjithashtu theksoi se shqiptarët mendojnë se Serbia ka përfituar nga dialogu, ndërsa serbët mendojnë të kundërtën.

Studimi u realizua gjatë dhejtorit dhe tregon se 80 për qind e qytetarëve besojnë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të ishte pengesë për shtetin e Kosovës, siç është Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë. Gjithashtu, qytetarët besojnë se ndikimi i Serbisë në Kosovë është i  rrezikshëm, veçanërisht përmes Listës Serbe, e cila dëgjon Beogradin dhe ndikon në vendimet e Prishtinës.

Emini tha se është parashturar pyetja nëse shkëmbimi i territoreve zgjidh çështjet e hapura midis Kosovës dhe Serbisë.

“Rreth 80 për qind e të anketuarve thanë jo, dhe vetëm një pakicë prej 8.8 për qind besojnë se këto alternativa mund ta mbyllin çështjen me Serbinë. Është e rëndësishme të shohim se si serbët dhe shqiptarët, dhe nga cilat rajone përgjigjen, sepse rreth 36 për qind e serbëve nga veriu i Kosovës janë ‘për’, ndërsa ata që jetojnë në jug dhe që janë integruar kanë shprehur hezitimin ndaj kësaj alternative”, tha Emini.

Të pyetur se kush duhet të udhëheqë dialogun me Serbinë, rreth 15 për qind e qytetarëve besojnë se është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa 11.5 për qind besojnë se ky duhet të jetë Albin Kurti, kreu i Lëvizjes opozitare Vetëvendosje. Më shumë se 85 për qind e të anketuarve e shohin Serbinë si një vend armik dhe në të njëjtën kohë e konsiderojnë atë kërcënim më të madh për sigurinë e jashtme të Kosovës.

Për sa i përket marrëdhënieve të Kosovës me vendet e tjera, si vendi më mik konsiderohet Shqipëria me 86.4 për qind dhe Kroacia me 73 për qind, e pasuar nga Maqedonia me rreth 50 për qind dhe Mali i Zi me 48.1 për qind. Vetëm 36 për qind e të anketuarve e konsiderojnë BeH miqësore, ndërkohë që shumica kanë një qëndrim negativ ndaj këtij vendi, kryesisht për shkak të pengimit të Kosovës që të bëhet anëtare e Interpolit ose iniciativave të tjera rajonale.

Rreth 86 për qind e të anketuarve e konsiderojnë SHBA-në si partnerin strategjik kryesor, ndërsa 89.6 për qind nga vendet e BE-së e shohin Gjermaninë si aleate kryesore. Rreth 70 për qind besojnë se Turqia është një partnere miqësore e Kosovës.

Barometri është rezultat i intervistave të zhvilluara të 1,085 ekonomive familjare nga 8 rajone të ndryshme të Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit