Politikani italian Nicoletti, kryetari i ri i APKE-së

Mos i humb

Anëtari i Partisë Demokratike Italiane (PD), Michele Nicoletti, është zgjedhur kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKE).

Sesioni dimëror i Asamblesë së Përgjithshme të vitit 2018 të APKE-së u mblodh me kryesimin e letonezit Boriss Cilevics si anëtari më i moshuar, ku u zgjodh kryetari i APKE-së.

Parlamentari italian Nicoletti i cili ishte kandidati i vetëm u shpall kryetar pa asnjë votim. Ai në fjalimin e parë të tij si kryetar i APKE-së shprehu falënderimet për gjithë ata që kanë mbështetur kandidimin e tij.

Kryetari i ri 61 vjeçar i APKE-së gjithashtu njihet edhe me profesionin e tij si profesor i filozofisë politike./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit