Politikanja zvicerane kryetare e re e APKE

Mos i humb

 

Politikanja zvicerane Liliane Maury-Pasquier, u zgjodh si kryetare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKE).

Sesioni veror i asamblesë së përgjithshme të APKE filloi në Strasburg të Francës.

Sesioni u hap nga anëtari anglez Sir Roger Gale, me cilësinë e anëtarit më të moshuar të APKE, i cili shpalli anëtaren socialiste zvicerane Maury-Pasquier si kryetare e re e APKE, pasi nuk kishte ndonjë kandidat tjetër.

Anëtari italian Michele Nicoletti, në muajin janar ishte zgjidhur si kryetar i APKE, por për shkak se në vendin e tij, në Itali, nuk ishte zgjidhur deputet, u shfuqizua anëtarësimi dhe presidenca e tij në APKE.

Këshilli i themeluar në vitin 1949 ka 47 anëtarë. Maury-Pasquier u bë gruaja e katërt që erdhi në këtë detyrë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit