Politikat e Erdoganit për Lindjen e Mesme, më të mbështeturat në mesin e arabëve

Mos i humb

Politikat për Lindjen e Mesme të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kanë marrë mbështetjen më të madhe në mesin e arabëve, duke lënë mbrapa Vladimir Putinin e Rusisë dhe presidentin amerikan Donald Trump, tregoi një anketë e servisit të BBC-së në gjuhën arabe.

Erdogan ka rezultuar “lideri me mbështetjen më të madhe”, pasi politikat e tij për Lindjen e Mesme janë aprovuar nga 51 për qind e të anketuarve në hulumtimin që është realizuar në shtetet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Lindore.

Ndërkaq, presidenti rus Putin ka marrë 28 për qind të mbështetjes dhe Donald Trump vetëm 12 për qind.

Anketa është realizuar nga organizata hulumtuese Arab Barometer ekskluzivisht për BBC Arabisht me 25.407 pjesëmarrës në Sudan, Jordani, Palestinë, Algjeri, Marok, Tunizi, Jemen, Irak, Libi, Liban dhe Egjipt.

Mbështetja për liderin turk ka rezultuar mbi 75 për qind në Sudan dhe Jordani, ndërkohë që Putin është radhitur i pari vetëm në Libi, Liban dhe Egjipt.

– SHBA, kërcënimi i dytë më i madh në Irak

Sipas anketës, shtetet e rajonit si kërcënim më të madh e shohin Izraelin, kurse në Jemen dhe Irak kërcënim kryesor konsiderohet Irani. Ndërkaq, SHBA është rradhitur si kërcënimi i dytë më i madh në Irak.

Ndërkaq, anketa tregon një rënie të religjizoitetit në vendet arabe, pasi numri i personave që janë përgjigjur se nuk janë fetarë është rritur në 13 për qind, nga 8 për qind në vititn 2013.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit