Polonia anulon vizitën e delegacionit izraelit në Varshavë

Mos i humb

Ministria e Jashtme e Polonisë njoftoi se ka anuluar një vizitë të planifikuar nga një delegacion izraelit në Varshavë për shkak të “ndryshimeve në minutën e fundit në përbërjen e delegacionit”.

“Në përgjigje të raporteve të fundit të mediumeve, Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë dëshiron të njoftojë se vizita e delegacionit izraelit të kryesuar nga Avi Cohen-Scali, Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë izraelite për Barazi Sociale, në Varshavë, më 13 Maj, nuk do të ndodhë”, tha ministria në një deklaratë.

Ndryshimet e bëra në delegacionin izraelit kanë sugjeruar se bisedimet kryesisht do të përqendroheshin në kthimin e pronës së hebrenjve që jetojnë në vend, prona e të cilëve ishte konfiskuar gjatë Holokaustit në Luftën e Dytë Botërore.

Në mes të shkurtit, kryeministri i Polonisë njoftoi se vendi i tij nuk do të merrte pjesë në një takim me zyrtarët izraelitë, pasi ministri i Jashtëm i Izraelit ishte shprehur se polakët “thithin antisemitizmin me qumështin e nënës”.

Vendet e Grupit të Vishegradit (V4), aleancë kulturore dhe politike e katër shteteve të Evropës Qendrore, Polonia, Çekia, Hungaria dhe Sllovakia, kishin planifikuar të mbanin samit në Izrael në muajin shkurt.

Megjithatë, takimi ishte anuluar pasi Polonia kishte njoftuar se kryeministri i saj se nuk do të merrte pjesë, pasi homologu i tij izraelit Benjamin Netanyahu kishte pohuar se populli polak ka “bashkëpunuar” me nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit