Pompeo: Kërkesat ndaj Koresë së Veriut janë të dreja

Mos i humb

 

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka mbrojtur idenë e tij se janë të drejta ato që kanë kërkuar nga Koreja e Veriut në negociatat për çarmatimin bërthamor.

Pompeo, është takuar në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, me homologët e tij të Koresë së Jugut, Kang Kyung-wha dhe të Japonisë, Taro Kono. Kryediplomati amerikan i ka dhënë përgjigje komentit të Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut e cila është shprehur se “janë të njëanshme” kërkesat për denuklearizimin bërthamor “të plotë, të vërtetueshëm dhe të pakthyeshëm”.

“Nëse këto kërkesa do të ishin në mënyrën gangstereske atëherë do të thotë që e gjithë bota është gangstere. Sepse ka një vendim i cili është marrë me shumicë votash në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me atë se çfarë duhet të arrihet”, është shprehur Pompeo në konferencën për shtyp.

Pompeo i cili u ka dhënë informacione homologëve të tij në takimin e zhvilluar në Tokio, i cilësoi si “të frytshme” takimet e zhvilluara në Pyongyang.

Po ashtu duke bërë të ditur se ka punë për të bërë për kalendarin e shumë pritur të denuklarizimit, Pompeo tha se “Sanksionet do të vazhdojnë deri kur denuklearizimi bërthamor të jetë plotësisht i vërtetueshëm”.

Një prej zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut në një deklaratë për agjencinë e lajmeve KCNA të Koresë së Jugut ishte shprehur se “Kishim pritshmërinë se pala amerikane do të vinte me propozime të frytshme që do të ndihmonin në rritjen e besimit të ndërsjellë në përputhje me frymën e samitit mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve. Edhe ne kishim qëllimin që të ofronim propozime të ndërsjella për këtë. Por ka qenë zhgënjyese që nuk kanë qenë aspak në frymën e samitit propozimet në mënyrë të njëanshme dhe kërcënuese që pala amerikane paraqiti nën emërtimin e denuklearizimit bërthamor “të plotë, të vërtetueshëm dhe të pakthyeshëm” (CVID).

Po ashtu ndër të tjera zyrtari ka bërë të ditur se duhet një qasje “graduale” dhe “në harmoni” për denuklearizimin bërthamor.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit