Pompeo: SHBA kufizon vizat për personelin e Gjykatës Penale Nërkombëtare

Mos i humb

Sekretari shtetëror i SHBA-ve, Mike Pompeo, tha se vendi i tij ka kufizuar vizat për personelin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (International Criminal Court-ICC) të cilët hulumtojnë apo ndjekin penalisht krime të cilat dyshohet se janë kryer nga forcat e SHBA-ve.

SHBA bashkë me Rusinë, Kinën dhe vende tjera, kanë hezituar t’i bashkohet gjykatës ndërkombëtare për shkak të shqetësimeve për sovranitetin dhe kjo çështje ishte në fokus të fjalimeve të para të këshilltarit nacional për siguri, John Bolton, sapo morri detyrën në prill të vitit të kaluar.

Kufizimet për vizat zbatohen jo vetëm për hetuesit, por edhe për ata që kërkojnë të bëjnë hetime në të cilat mund të përfshihen forcat e SHBA-ve, tha Pompeo, duke insistuar se Washingtoni veçse i mban përgjegjës anëtarët që shkelin kodin ushtarak.

“Ne jemi të përkushtuar që të mbrojmë personelin ushtarak dhe civil të SHBA-ve dhe aleatëve nga të jetuarit në frikë nga ndjekja e padrejtë penale për aksione të ndërmarra për të mbrojtur shtetit tonë të madh”, tha Pompeo.

Ai tha se SHBA po kërkon që ICC të “ndryshoj drejtimin” për hetimin e kërkuar për Afganistanin i cili mund të “vë në grackë” forcat e SHBA-ve dhe aleatëve.

“Nëse je përgjegjës për propozimin e hetimit të ICC-së për personelin amerikan në lidhje me situatën në Afganistan, atëherë ti nuk duhet të pretendosh që akoma do të kesh apo do të mund të kesh vizë, apo se do të lejohet të hysh në SHBA”, tha Pompeo.

Paralajmërimi mund të zbatohet për prokurorët e ICC-së të cilët veçse kanë kërkuar hetim për Afganistanin, por SHBA sipas ligjit vendas nuk komenton rastet individuale të vizave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit