Pompeo: SHBA-të do të zbatojë sanksione ndaj Iranit

Mos i humb

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) sot do të fillojnë me implementimin e pakos së parë të sanksioneve ndaj Iranit, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Pompeo me gazetarët bisedoi gjatë kthimit nga vizita në vendet aziatike.

Kryediplomati amerikan deklaroi se Shtëpia e Bardhë sot do të shpalosë detaje mbi vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit. “SHBA-të do të vendosin këto sanksione. Këto janë pjesë e rëndësishme e përpjekjeve tona kundër aktiviteteve qëllimkëqija ndaj Iranit”, tha Pompeo.

Ai shtoi se administrata amerikane është e gatshme të ulet me Teheranin, porse Irani para kësaj duhet të vendos ndryshime të rëndësishme në politikën e tij. Sekretari amerikan tha se “Irani doemos duhet të sillet si vend normal”.

Paraprakisht, Departamenti i Thesarit i SHBA-ve njoftoi se do të implementojë pjesën e parë të sanksioneve ndaj Iranit duke filluar nga 6 gushti, ndërsa pjesën tjetër nga 4 nëntori.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit