Popujt më të lumtur: Zviceranët në vendin e pestë

Mos i humb

Zviceranët janë në vendin e pestë në botë, sa i përket popujve më të lumtur. Finlandezët janë populli më i lumtur në botë, tregon një hulumtim i Kombeve të Bashkuara i kryer në 156 shtete.

Norvegjia, e cila vitin e kaluar ka qenë e para, tashmë ndodhet në vendin e dytë, ndërsa në mesin e dhjetë vendeve më të lumtura në botë bëjnë pjesë edhe Danimarka, Islanda, Zvicra, Holanda, Kanada, Zelanda e Re, Suedia dhe Australia.

Nga fuqitë e mëdha, ShBA zë vendin e 18-të, Britania e Madhe të 19-tin, Rusia 59 dhe Kina 86.

Ndërkohë, Kosova zë vendin e 66-të, Serbia 79, Mali i Zi 81, Kroacia 82, Bosnja 93 dhe Shqipëria në vendin e 112-të.

Çdo vit, Raporti i Lumturisë Botërore rendit 156 vende në nivelet e lumturisë kolektive të njerëzve që jetojnë atje. Faktorët që ndikojnë në raportin e lumturisë përfshijnë jetëgjatësinë, barazinë dhe mbështetjen sociale. Këtë vit, raporti gjithashtu mati dhe mori parasysh mirëqenien e emigrantëve të vendit./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit