Popullsia e BE-së zvogëlohet në 447,7 milionë pas largimit të Britanisë

Mos i humb

Popullsia e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) në vitin 2020 u bë 447,7 milionë.

Zyra e Statistikës Evropiane (Eurostat) publikoi të dhënat rreth popullsisë së vendeve të BE-së të datës 1 janar 2020.

Sipas kësaj, popullsia e 28 vendeve anëtare të BE-së në vitin 2019 ishte 513,5 milionë, ndërsa në vitin 2020 me largimin e Britanisë u zvogëlua.

Gjermani me popullsi prej 83,2 milionë është në vendin e parë, pastaj vjen Franca me 67,1 milionë, Italia 60,2 milionë, 47,3 milionë Spanja dhe me 38 milionë Polonia.

Në vendet e BE-së në vitin 2019 janë lindur 4,2 milionë njerëz, ndërsa 4,7 milionë vdekje. Në periudhën e njëjtë 900.000 persona kanë migruar.

Në periudhën në fjalë popullsia e Turqisë u regjistrua 83.154.997.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit