Popullsia e Turqisë pritet të tejkalojë 100 milionë banorë në 2040

Mos i humb

Popullsia e Turqisë pritet të tejkalojë 100 milionë banorë në vitin 2040, njoftoi të mërkurën autoriteti statistikor i vendit.

Instituti Turk i Statistikave (TurkStat) në faqen e saj të internetit tha se popullsia e vendit do të arrijë 100.3 milionë në vitin 2040 dhe pritet të arrijë majën në vitin 2069 me 107.6 milionë banorë.

Në vitin 2080, popullsia e vendit mund të jetë 107.1 milionë banorë.

Ndërkohë, qyteti më i populluar i Turqisë me 15 milionë banorë do të rritet në 16.3 milionë në vitin 2023, në vitin i cili shënon edhe 100 vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë, kurse kryeqyteti turk Ankara do të ketë 6.1 milionë banorë në atë vit, Izmiri do të ketë 4.6 milionë banorë.

TurkStat shtoi se popullsia e Turqisë në vitin 2023 pritet të jetë 86.9 milionë banorë.

Popullsia e Turqisë ka arritur në 80 milionë banorë duke shënuar nivelin më të lartë ndonjëherë, ka njoftuar deklaruar TurkStat më 1 shkurt.

Në fund të vitit 2017, popullsia e vendit ishte 80.8 milionë, me një normë rritjeje vjetore prej 1.24 për qind, thuhej më tej.

Të dhënat zyrtare tregojnë se popullsia rezidente në Turqi u rrit me rreth një milion, nga shifra e vitit të kaluar 79.8 milionë.

Vitin e kaluar, siç dihet, Stambolli ishte qyteti më i populluar i Turqisë me 15 milionë banorë, rreth 18.6 për qind të popullsisë së përgjithshme. Stambolli ndiqet nga Ankaraja me rreth 5.5 milionë banorë dhe Izmiri me rreth 4.3 milionë banorë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit