“Prania e FETO-s në Korenë e Jugut, shqetëson Turqinë”

Mos i humb

Zv/kryetari i Parlamentit të Turqisë, Ahmed Aydin, ka bërë thirrje për t’i dhënë fund aktiviteteve të organizatës terroriste Fetullah (FETO) në Korenë e Jugut.

Në një takim me homologun e tij koreano-jugor, Park Joo-sun, të mbajtur në Ankara, Aydin tërhoqi vëmendjen ndaj pranisë së shkollave të lidhura me FETO-n në Korenë e Jugut.

“Ne zbuluam se disa anëtarë të FETO-s u vendosën në Korenë e Jugut pas përpjekjes së grusht shtetit”, tha Aydin, duke shtuar se prania në Kore e disa shkollave dhe shoqatave të lidhura me FETO-n shqetëson Turqinë.

Aydin përsëriti kërkesën e Turqisë nga “vendi vëllazëror i saj, Koreja të marra masa” kundër FETO-s dhe “t’u japë fund aktiviteteve të saj” në vend.

Ai poashtu foli edhe për marrëdhëniet vëllazërore ndërmjet dy vendeve që janë ruajtur që nga Lufta e Koresë në fillim të viteve të ’50-ta.

Në përgjigje, Joo-sun tha se vendi i tij do të monitorojë nga afër aktivitetet e FETO-s në Korenë e Jugut.

“Ne jemi të vetëdijshëm për to”, tha Joo-sun, duke shtuar se ata penguan pjesëmarrjen e FETO-s në ngjarjet e organizuara nga shteti i Koresë së Jugut në konsideratë të “vëllait tonë të gjakut Turqisë”.

“Si ish-prokuror, unë do të vlerësoj komplotin e tyre (të grusht shtetit) dhe përpjekjen e tyre për grusht shtet (në Turqi). Do të bëj çmos për t’i parandaluar ata që të kryejnë aktivitete të ngjashme në Kore”, deklaroi Joo-sun.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fethullah Gulen, orkestruan tentativën për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi, i cili la dëshmorë 250 persona dhe rreth 2.200 të tjerë të plagosur.

Ankaraja akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit të institucioneve turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit