Pranimi i Kosovës në Interpol, ja çfarë parajalmëron shefi i Interpolit të Serbisë!

Mos i humb

Serbia dhe zyrtarët e saj kanë ndërmarrë një fushatë të hapët politike e diplomatike për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Nuk ndodhë ndonjë paraqitje e tyre në çfarëdo niveli a vendi e të mos merren me këtë çështje.

Sot, shefi i Interpolit serb, Millan Dimitrijeviq, gjatë një paraqitjeje në televizionin publik deklaroi se përpjekja e re që në Asamblenë e Interpolit, më 20 nëntor, Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë, do të ishte precedent dhe dhunë juridike.

Dimitrijeviq i tha RTS-së se pasojat nga anëtarësimi i Kosovës do të ishin të shumta dhe të paparashikueshme jo vetëm për Serbinë, por edhe për vendet e tjera.transmeton Koha.net..Siç është shprehur ai, pasojë do të ishte shkelja e Rezolutës 1244, do të ishte shkelja e rregullave të Interpolit dhe do të hapte fushën e pasigurisë juridike.

“Absolutisht ka drojë se disa serbë do të ndodheshin në fletarreste, pastaj është aty është edhe mundësia e keqpërdorimit të bazës së të dhënave”, ka thënë Dimitrijeviq, në frymën e përpjekjeve të politikës serbe për të demonizuar gjithçka është shqiptare njësoj si në të shkuarën./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit