Pranoje jetën ashtu siç është, po deshe të jetosh

Mos i humb

Mos kërko që jeta të mbetet sipas qefit dhe dëshirës tënde, se nuk do ia arrish. Ajo i lodh dhe ata që luajnë në ditët e saja, është tmerr i të gjallëve, e përzier me të pakëndshme, shpesh të trubullon, por, përsëri s’të lëshon, në të ditët një pas një i jeton.

Mos kërko se nuk mund të gjesh prind, grua, shokë, banesë, a punë, që të mos ketë diçka që ta prish lumturinë e ta humb njerëzinë. Dhe nëse mbetesh në dhëmbët e mprehta të jetës, përpiqu të lëshosh ujin e ftohtë mbi nxehtësinë e së keqes.

Kështu deshi Allahu që të jetë e të mbetet kjo botë, e cila grumbullon dhe bashkon dy të kundërtat, qofshin ato lloje, grupe a mendime. Dëm-dobi, ndreqje-prishje, gëzim-pikëllim, sëmundje – shërim, qeshje-qarje…

Pastaj e gjithë e mira, gëzimi e mirësia bashkohen të pastërta në Xhenet, dhe e gjithë e keqja, prishja, e mërzia mblidhen në Zjarr. “Kjo botë është e mallkuar, e mallkuar është çdo gjë që gjendet në të përveç përmendjes së Allahut dhe përveç dijetarit dhe nxënësit“ (hadith).

Pra, jeto ashtu si je dhe mos vrapo pas të rrejshmeve dhe iluzioneve, por ngritu në botën e idealeve, pranoje botën si është e mos kërko përsosmëri në asgjë, ajo i takon vetëm Allahut. Mos kërko bashkëshorte të plotësuar e të përsosur nga të gjitha anët.

Në një hadith thuhet: “Mos ta urrejë besimtari besimtaren, nëse sheh në të diçka që nuk e pëlqen, ngase nëse s‘i pëlqen ndonjë virtyt i saj, i pëlqen ndonjë virtyt tjetër.“Prej teje kërkohet të ecësh anës rrugës së drejtë e të vërtetë, të bëhesh falës, të marrësh atë që të është lehtësuar dhe ta lësh atë që është e vështirë, t’i mbyllësh sytë ndonjëherë e të mos shikosh atë që s’të kënaq, e në ca raste të bësh edhe sikur je i painteresuar.

Psikologji Islame – Aid A. el-Karni.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit