Presidenti Bolsonaro heq ligjin që detyron mbajtjen e maskës, teksa Brazili regjistron mbi 1.5 milion infeksione Covid

Mos i humb

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro, cili e konsideron koronavirusin asgjë më shumë se një “grip normal”, ka hequr ligjin për përdorimin e detyrueshëm të maskave në dyqane, kisha dhe shkolla.

Ai gjithashtu vuri veton ndaj klauzolave ​​të tjera që detyronin administratat të shpërndanin maska ​dhe ndaj kompanive që ofrojnë pa pagesë materiale mbrojtëse për punonjësit.

Gjatë pandemisë, Bolsonaro qarkullonte pa maskë ​​në rrugët e kryeqytetit Brasilia dhe gjithashtu mori pjesë në tubime të ndryshme në favor të tij, në të cilat nuk respektoheshin masat e izolimit shoqëror.

Brazili deri tani ka regjistruar 1. 5 milion raste Covid dhe më shumë se 63 mijë infeksione

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit