Presidenti Erdogan bisedë telefonike me Guterres

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka realizuar një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale, gjatë bisedës telefonike është diskutuar çështja e mbështetjes së Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punët për Refugjatët e Palestinës në Lindjen e Afërt (UNRWA), si dhe janë shkëmbyer mendimet në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri.

Presidenti Erdogan është shprehur se Turqia do të vazhdojë të mbështesë UNRWA-në, duke e vlerësuar atë si një element të rëndësishëm për stabilitetin e shteteve që presin emigrantët palestinezë.

Duke vënë në dukje ndjeshmërinë e Turqisë për çështjen e Palestinës, Guterres ka shprehur pritjen për vazhdimin e mbështetjes për UNRWA-në.

Presidenti turk dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së poashtu kanë theksuar nevojën e intensifikimit të përpjekjeve për zgjidhje politike drejt paqes së përhershme për sirianët./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit