Presidenti Erdogan do të vizitojë Korenë e Jugut

Mos i humb

 

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë Korenë e Jugut si i ftuar i presidentit të këtij vendi, Moon Jae-in.

Në një deklaratë nga qendra për Shtyp të Presidencës së Turqisë thuhet se presidenti Erdoğan me ftesë të presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, mes datave 2 dhe 3 maj do të realizojë një vizitë shtetërore në këtë vend.

Gjatë kësaj vizite, e cila do të realizohet pas vizitës së presidentit Erdoğan në Uzbekistan, përveç marrëdhënieve dypalëshe do të diskutohet edhe për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Erdoğan në kuadër të kësaj vizite do të vizitojë edhe Kuvendin Kombëtar të Republikës së Koresë së Jugut dhe do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Chung Sye-kyun, si dhe me zyrtarë të lartë të kompanive koreane.

“Në Gadishullin Korean po kalohet nga një proces i rëndësishëm ku janë intensifikuar përpjekjet për krijimin e paqes. Vullneti politik i treguar nga presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, gjatë këtij procesi, po ofron mundësinë e formimit të një atmosfere të dialogut dhe të bashkëpunimit në mes të palëve. Turqia, takimet në lidhje me të ardhmen e Gadishullit Korean me të cilin ka lidhje historike, i vlerëson si një mundësi të vlefshme dhe po i mbështet përpjekjet në drejtim të zgjidhjes së problemit”, thuhet në deklaratë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit